VLORE- Ish-juristi i hipotekës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, Vladimir Haxhiraj, është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 41-vjeçari Haxhiraj, me banim në Vlorë, ka qenë shpallur në kërkim më datë 10.04.2015 dhe është dënuar më 1-Vit e 6-Muaj Burg.

Sipas policisë së Vlorës “Ky shtetas gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Jurist-Hipoteke në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë në kundërshtim me Ligjin”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb