Teksa pak më parë kishte tensione në ambientet e jashtme të Hipotekës, ku banorët e Bërxullës tentuan të hynin në ambientet e godinës, duket se është gjetur një dakordësi.

Shefi i sigurisë së kësaj godine iu sugjeroi banorëve që të qetësohen dhe mos të hyjnë me dhunë në Hipotekë, ndërsa theksoi se do të gjejnë një mënyrë që të futen brenda dy persona, si përfaqësi e protestuesve.

Ndërkohë, banorët e Bërxullës kanë rënë dakord, ndërsa kanë konfirmuar se nuk do të përdorin dhunë, por se duan një përgjigje nga ky institucion sa i takon projektit për rrugën Thumanë-Kashar, për shkak se preken banesat dhe tokat e tyre.

Përfaqësuesi i shoqërisë private pohoi se kishte shkuar te titullarët e institucionit ku i kishte parashtruar kërkesën e banorëve, ndërsa shtoi se deri tani nuk ka një konfirmim për të pasur një takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: