Pak ditë më parë, Michael Schumacher festoi 25 vjetorin e titullit të parë botëror me Ferrarin, por informacionet në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore janë të pakta, pjesa e tyre më e madhe janë lajme jo të konfirmuara. Stefan L’Hermitte, gazetari francez i L’Equipe, ka sjell pak shpresë për tifozët e pilotit legjendar, duke konfirmuar se gjendja e tij është pak më e mirë:

“Nuk dimë asgjë me saktësi. Nuk mund të them se gjërat po shkojnë mirë, por mbase po shkon pak më mirë, ky është i vetmi lajm që kam nga familja e tij”, u shpreh gazetari francez i cili u ndal më pas duke analizuar një tjetër detaj në lidhje me gjendjen e tij.

Pak kohë më parë, doli në shitje një kaskë me firmën e tij e cila shkoi më pas për bamirësi: “Si arriti të firmos? A i mbajti bashkëshortja e tij dorën? Nuk ka qartësi, por është hera e parë që kemi një sinjal pozitiv nga ana e tij, një shenjë jete”, u shpreh Stefan L’Hermitte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb