Jean Todt, një nga njerëzit më të afërt të 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka folur për gjendjen e ish-pilotit gjerman, që këtë vit bën 10 vjet nga aksidenti me ski.

“Michael është këtu mes nesh, ndaj nuk më mungon. Gjithsesi, nuk është më Michael i dikurshëm”, tha Todt. Duke vijuar më tej komentin e tij për Schumacher, Todt sqaron:

“Është një njeri ndryshe dhe mbështetet në mënyrë të jashtëzakonshme nga bashkëshortja dhe nga fëmijët, që e mbrojnë. Kjo është ajo që mund të them. Për fat të keq, fati e goditi 10 vite më parë dhe nuk është më ai Schumacher që kemi njohur në Formula 1”.

“Unë kam privilegjin që ndaj ende momente me të”, tha Jean Todt për të përditshmen franceze “L’Equipe”, që me Michael Schumacher shkruan historinë e Formula 1, duke fituar 5 tituj kampionë radhazi me Ferrari. Deklaratë që të bën të reflektosh dhe që rikthejnë nostalgjinë mes dy miqsh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb