Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka gjobitur 19 subjekte të tregtimit të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse për muajin maj 2016.

Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)”

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Maj 2016 janë gjobitur 19 subjekte. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/06/TABELA-E-SANKSIONEVE-TË-ISHTI-T-PËR-INSPEKTIMET-E-PERIUDHËS-MAJ-2016-2.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: