Grupi Shteti Islamik (ISIS) konfirmoi se sulmi i zhvilluar të martën në një kishë në Francë, gjatë së cilës një prift u vra me thikë, ishte ekzekutuar nga ushtarët e tij, sipas agjencisë AMAQ, një organ i propagandës së grupit xhihadist.

“Autorët e sulmit u ishin përgjigjur thirrjeve për të marrë në shënjestër vendet e koalicionit ndërkombëtar që luftojnë ISIS-in në Irak dhe Siri”, sipas AMAQ.

Presidenti francez, François Hollande, që kishte vajtur në vendngjarje në Saint-Etienne-du-Rouvray, kishte konfirmuar më parë se sulmi ishte zhvilluar nga dy terroristë që ishin shpallur të ISIS-it.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: