IRAK – Militantët e ISIS kanë marrë sot plotësisht nën kontroll, një qytet në perëndim të Irakut. Mediat ndërkombëtare njoftuan se kështu ata i janë afruar shumë, vetëm pak milje, një bazë ajrore me ushtarakë amerikanë.

Grupi ekstremist mori el-Baghdadin, në perëndim të Ramadit dhe tani ai është diu iu afruar në mënyrë strategjike, bazës ajrore Ayn-al Assad, vetëm 9 milje ose 15 km larg.

Forcat irakiane kanë bërë thirrje për përforcime. Një ushtarak amerikan tha se janë duke planifikuar evakuimin nga kjo bazë, pasi në këtë front janë duke mësyrë shumë prej forcave të ISIS.

Ndërkohë, në veri të Irakut, forcat kurde “Peshmerga” kishin nisur t’i drejtoheshin, qytetit të Sinjarit, mbajtur nga ISI që nga vera.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: