ITALI- Lajme të mira vijnë nga Spitali në Bergamo ku prej disa ditësh Kristi Maze është i shtruar në pritje të një transplanti të mëlçisë. 10-vjeçari që përloti mijëra shqiptarë dhe falë kontributit të qytetarëve arriti të shkonte në Itali, ka dalë nga terapia intensive dhe sot është në një dhomë të pavionit.

Sipas zonjës Valentina që kujdeset për Kristin dhe familjen e tij, ai ka dalë nga terapia intensive, barkun e ka të ulur dhe ndjehet më mirë. Sigurisht që ai ka ende rrugë për të bërë deri në shërimin e plotë, për shkak edhe të kohës së gjatë që ka kaluar në Shqipëri në gjendje të rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: