Dorëheqja e dy ministrave të një partie të vogël koalicioni në pushtet në Itali dje kërcënon qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte, që nuk ka më siguri për shumicën në parlament.

 

Kreu i Italia Viva, ish-kryeministri Matteo Renzi, njoftoi gjatë një konference të pritur për shtyp, pasdite vonë, dorëheqjen e dy ministrave të tij: Teresa Bellanova (Bujqësi) dhe Elena Bonetti (Familja).

Pa 18 senatorë të Italia Viva, qeveria e drejtuar nga Conte do të ketë nevojë për mbështetje të re në Senat, megjithatë shumica e saj është mjaft e madhe në Dhomën e Përfaqësuesve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb