Kina iu përgjigj pozitivisht sot thirrjes së Italisë për ndihmë në lidhje me ventilatorët dhe maskat kirurgjikale.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio njoftoi se po vijnë drejt Italisë 150 ventilatorë të tjerë të mushkërive, që u shtohen sasisë prej 40 copësh që mbërritën mbrëmjen e kaluar.

Këtyre u shtohen edhe 5 milionë maska kirurgjikale si dhe dy ekipe të tjera mjekësore që janë nisur nga Kina për ndihmë.

Pas Kinës, Italia është vendi me përhapjen më të gjerë të koronavirusit COVID-19 e me numrin më të lartë të viktimave.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb