Dinamika e ngjarjes që lidhet me plagosjen me thikë që ndodhi të shtunën e kaluar në mbrëmje në Corso a Rovigo në Itali, mund të jetë më komplekse nga sa pritej, shkruajnë mediat vendase.

I plagosur rëndë mbeti një 36-vjeçar shqiptar, pasi mori goditje në gjoks dhe bark disa herë. Goditjet atij i shkaktuan shtatë plagë në trup dhe mjekët e operuan në spital. Autori i dyshuar, një 24-vjeçar rumun, tashmë i njohur për policinë, është nën hetim për sulmin. Megjithatë, aktualisht ka tre të dyshuar për ngjarjen.

Kjo pasi, nga njëra anë, siç u përmend, rumuni 24-vjeçar është nën hetim për plagosjen e 36-vjeçarit dhe gruas së këtij të fundit. E nga ana tjetër, i njëjti shqiptar 36-vjeçar që përfundoi në spital dhe një i afërm i tij 23-vjeçar, akuzohen gjithashtu për lëndimet që i kanë shkaktuar rumunit. Shkurt, skenari mund të mos jetë aq i qartë sa dukej në fillim.

Ndërkohë, nga shtrati i spitalit, 36-vjeçari theu heshtjen dhe kontaktoi stafin editorial të “La Voce di Rovigo” nëpërmjet rrjeteve sociale për të treguar versionin e tij të fakteve. Ai tregon dinamikën e ngjarjes

“Të premten në mbrëmje”, – thotë ai, më telefonoi partneri i nënës së djalit rumun, një person që e njoh prej kohësh; donim të sqaronim se çfarë kishte ndodhur me nipin tim 23-vjeçar. Kur dola jashtë shtëpisë së tij në rrugë, me gruan dhe fëmijët e mi, sepse isha tashmë jashtë me ta, partneri i nënës së rumunit zbriti dhe filluam të flisnim. Në atë moment, djali rumun erdhi nga pas dhe më goditi me thikë shtatë herë në vende të ndryshme, ai plagosi gjithashtu gruan time dhe rrahu djalin tim 13-vjeçar”.

Fabrizio De Maio, avokati i agresorit 24-vjeçar rindërton një skenë ndryshe të ngjarjes, duke marrë në mbrojtje klientin e tij.

“Klienti im, – shpjegon ai, – më tha se ishte sulmuar në shtëpinë e tij nga disa persona të armatosur, pa asnjë arsye të qëndrueshme. Ai e mbrojti veten. Është i pafajshëm. Ai ishte viktimë e një akti dhune që nuk mund të injorohet”.

Hetuesit do të bëjnë ekspertizë teknike të thikës së sekuestruar, një teh me gjatësi totale 38 centimetra, 16 prej të cilave janë të përbëra nga tehu, si dhe të rrobave të 36-vjeçarit, të mbuluara me gjakun e tij.

Skenari, shkurt, duket padyshim më kompleks nga sa u zbulua në fillim, me dy versione thelbësisht të ndryshme të rrethanave. Prandaj, do t’u takojë hetimeve ta zbardhin se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në në Corso a Rovigo me protagonistë shqiptarët dhe rumunët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb