Policia italiane njoftoi arrestimin e 100 të dyshuarve për trafikim të lëndëve narkotike në Katania, në Siçilinë Lindore.

”Tetëdhjetë persona u vendosën në paraburgim, dy prej të cilëve në një burg për të mitur, ndërsa nëntë u vendosën në arrest shtëpiak”, thanë karabinierët në një deklaratë.

Për 12 të tjerë është dhënë masa të tjera kufizuese, të tilla si një urdhër për të mos lënë qytetin e tyre të lindjes ose të paraqiten rregullisht në një stacion policie.

”Të dyshuarit do të përballen me akuza të ndryshme duke përfshirë krijim shoqatash mafioze, trafikimin dhe tregtim të lëndëve narkotike, plus mbajtjen e paligjshme të armëve të zjarrit”, theksuan karabinierët.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb