Koronavirusi pritet t’i kushtojë sektorit të turizmit në Itali 7,4 miliardë euro humbje në tremujorin e ardhshëm, nga 1 marsi deri në 31 maj, me një humbje prej mijëra turistësh, njoftoi konfederata që përfaqëson bizneset “Confturismo-Confcommercio”.

Sipas konfederatës, vlerësimet e reja u publikuan javën e kaluar, pas shpërthimit të virusit.

“Situata është dramatike për të gjithë sektorin. Fatkeqësisht po paguajmë çmimin e medias, që është shumë më vdekjeprurës sesa virusi”, deklaroi presidenti i “Confturismo-Confcommercio”, Luca Patane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb