Sting feston 30 vjet martesë me bashkëshorten Trudie në Toskanë.

Këngëtari Sting dhe gruaja e tij Trudie Styler festuan përvjetorin e tyre të 30-të të martesës në pronën e tyre të Il Palagio, pranë Figline Valdarno (Firence).

Një video e publikuar nga Corriere Fiorentino tregon Sting duke luajtur kitarë dhe duke kënduar Every Breath You Take me djalin e tij Joe në një performancë të rezervuar për të ftuarit.

Sting dhe Trudie Styler u martuan më 22 gusht 1992.

Ata qëndrojnë për periudha të gjata të vitit në pasurinë e tyre të ‘Il Palagio’ dhe si në raste të tjera kanë zgjedhur pronën në Toskanë për të festuar një moment të veçantë të jetës së tyre private.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb