Vullkani më aktiv evropian në ishullin e Sicilisë në Itali, Etna sërish është duke lëshuar llavë dhe hi.

Llava dhe hiri gjithashtu ndikuan në Giarre, Mascali dhe Catania në rajon.

Mali Etna në Sicili, i quajtur lokalisht Mongibello, është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Shpërthimet e shpeshta të saj shpesh shoqërohen me rrjedha të mëdha llavash, por rrallë paraqesin rrezik për zonat e populluara.

Etna është një nga vullkanet me regjistrimet më të gjata historike të shpërthimeve, që datojnë më shumë se 2.000 vjet.

Italia ka tri vullkane aktive që kanë shpërthyer në 100 vitet e fundit. Etna në Sicili dhe Stromboli janë akoma aktivë. Vezufi afër Napolit shpërtheu për herë të fundit në vitin 1944.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb