ITALI

Një nga mediat me te rëndësishme italiane “Canale 5” i ka bërë jehonë Festivalit të 62-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Maria De Filipi, një nga moderatoret më popullore në Itali, ka prezantuar koreografin shqiptar, Kledi Kadiu, si prezantuesin e këtij viti të ngjarjes më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i Këngës. Prezantimi u bë live në një nga emisionet më të pëlqyera për publikun italian “Amici”, ku evidentohen talentet e reja.

“Ky do të jetë shqiptari që do të të prezantojë këtë vit festivalin në Shqipëri. Të urojmë shumë suksese!”

Klejdi Kadiu do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh shqiptar për herë të parë si prezantues dhe kjo shënon një risi në mënyrën se si do të vijë festivali i 62-të i këngës.

Festivali i 62-të në RTSH mbahet nga dt 19- 22 dhjetor. Këngëtari fitues, ashtu si dhe vitin e kaluar, do të zgjidhet nga juria, ndërsa në Eurovizion do të shkojë kënga që do të zgjidhet me televotim nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: