Frederik Ndoci ka komentuar festivalin në RTSH dhe mbi të gjitha këngën e Elsa Lila, e cila në këtë eveniment nuk mori asnjë çmim. Në një Postim në rrjetin social Facebook ai ironizon festivalin dhe ngre lavde për këngën e Elsa Lila, pa të cilën sipas kantautorit s’do të mund ta quaje Festival.

Statusi i plotë

Për profesionalizëm për supernivel te lart interpretimi, për muzikë precioze dhe teksti mjaft prekës e logjik, ishte Elsa me atë cfarë pruri ne këtë festival qe ne fakt mu duk ne tërësi si shpellë lakuriq nate…

Ky material qe solli Elsa ne thelb doemos qe ashtë jashtë kritereve te mjedisit te ujërave qe ministrat e vegjël te muzikës me dekada e shpunë këtë ndjesi ne nivel te ulet qe mjerisht quhet festival.

Një lule ne mes te shkretëtirës sa do e bukur e me ngjyra, te ngjall dhimbje dhe te vjen keq ta kepusësh e te vjen keq ta lesh aty ku e pe… ashtu edhe kurbanet profesionist do vuajnë ekzistencën e tyre kur sallata alla makedonia e larmive dhe stileve qe zor se te mbetet një motiv ne vesh për leikmotiv, por vetëm pamja e jashtme kofsha, porsat, tatuazhet, errësina dhe makiazhi

Mendoj se e rëndësishme është edhe sponsorat pse i hedhin paratë pa kërkesë llogarie.
Apo ku di furrtari se kush e ha bukën haram dhe e meriton bukën hallall..
Kjo situate artistike eshtë pak a shumë si përmbytjet qe sjellin zemërimi i ujërave qe sjellin perrenjt, lumejtë pas stuhive te shiut, merr para çdo gja dhe pse krejt i zi ose ngjyre kafe quhet uje.

Personalisht, nese nuk do ishte edhe Elsa festivali do kishte nderin 100% te mos quhej Festivali këngës në RTSh.
Nuk duhen fajësuar kurrë të fundit përgjegjës por analiza duhet filluar qe ne vitet 1990_91 e deri me sot…
Sa lekë janë humbur dhe sa është përpjekja e drejtuesve për të pranuar në emër te zhvillimit te ashtëquajtures “e reja ne art” ose me gjuhen e kohës “up date art” dhe ruajtja e masës për të mbështet ma shumë te bukuren.
Pse vallë Serbia ne renditjet totale te 60 viteve ne Eurosong Asht ne 3 vendet e para, me më shumë trofe dhe vlerësim se gjithë Europa?
Sepse sjellin modelet e tyne popullore te përpunueme dhe te futura me art përpunimi i tyre ne tingllim të muzikës se lehtë argëtuese.
Dhe mos te harrojmë se 78% e ketyre modeleve qe ata përdorin janë autentika e lashtë e modit tonë e rrenjëve tona qe ata i dalin për Zot ndërsa ne kërkojme diku mode e lupa ne lindjen e largët e ne south russia elemente qe nuk janë tonat edhe pse i solli pushtuesi 500 vjeçar nuk përkojne aspak me mënyrat tona.
Pres te ndëshkohem nga antivlerat qe janë monument qe mund te ruhen edhe nga qeveritë qe shkuan e vijnë.
Por e bukura mbetet edhe pse nuk ka kritike arti. Kur një artist i madh gjykohet nga njerëz që pelqejnë tallavanë folklor rep e hip-hop doemos qe nuk e kuptojnë se cfarë është kang e çfarë është ndasia mes këtyre zhandrreve.
Po kur fut ne festival zhanrre prej A te Zh doemos qe populli gjykon ne baze te “sarileees” qe sot mbyt edhe ed sherman e dua lipan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb