ITALI

Si në të gjithë Europën edhe në Itali rastet e reja me COVID-19 kanë pësuar sërish rritje. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.907 të infektuar të rinj nga 99.839 tamponë të bërë.

Ndërsa të vdekurit në 24 janë 10 persona bën me dije ministria e Shëndetësisë në konferencën e përditshme në lidhje me situatën e koronavirusit.

Ndërsa të shëruarit në 24 orë janë 853. Nga rajonet në Itali, Lombardia vijon të regjistrojë më shumë raste, (224), pastaj Campania (208), Lazio (193), Sicilia (179) dhe Veneto (176).

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: