Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili u kap me një sasi kokaine. Arrestimi ndodhi në zonën e quajtur “Corso Moncalieri” në Torino.

Mediat italiane raportojnë se policia kishte ndaluar makinën e shqiptarit, ndërsa kërkoi që të kryente kontroll, i riu u shfaq nervoz. Pas kontrolleve të detajuara në mjet, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, u gjetën 6 kg kokainë, të ambalazhuara në pako me logo të stampuara të një marke të njohur, siç është “Prada”.

Mësohet se nëse droga do të dilte për shitje në treg, ajo kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: