Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës, pasi akuzohen për kultivimit të bimëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit Albion Zhola, 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, Eugen Xhebra, 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë si dhe Klerian Gjinushi, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Mësohet se ata kishin mbjellë në oborret e banesave kubikë të kultivuar me fara kanabisi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: