Detaje të reja janë zbardhur nga vendngjarja për shpërthimin me eksploziv që ndodhi në zonën e Saukut, ku humbi jetën i riu nga Berati, Aleksandër Sadikaj.

Gazetari Igli Çelmeta tha për News24 se automjetit i është vendosur eksploziv, ndërsa Aleksandër Sadikaj me origjinë është i proceduar për tentativë vrasje”.

“Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me të shkuarën e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet e shkuara. Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e kryeqyteti për kapjen e autorëve”, tha Çelmeta.

Duke iu referuar burimeve nga policia, ai tha se dyshohet që lënda plasëse të jetë vendosur në krahun e drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë, 27-vjeçari ka qenë i vetëm në automjet dhe prej forcës së shpërthimit, fillimisht i janë këputur gjymtyrët.

Në terren përveç forcave të ndërhyrjes së shpejtë ndodhen edhe forcat anti-eksploziv që po kqyrin vendngjarjen.

Sa i përket automjetit tip “Wolksvagen” me targë AB077PO, mësohet se nuk është në pronësi të viktimës, por ende nuk ka informacion se kush e zotëron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb