Ditën e sotme po mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me Fredi shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca e kaluar në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: