Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror ndaj aeroportit të Mashhadit, qytetit të tretë më të madh në Iran, i ndodhur në verilindje të vendit. Sulmi, i zhvilluar rreth 2.300 kilometra larg Izraelit, përfaqëson ndër goditjet më të largëta të ndërmarra nga Tel Avivi që prej nisjes së operacioneve të tij në rajon.

Lajmi u konfirmua nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) rreth orës 18:30 me orën lokale të Greqisë. Sipas deklaratës zyrtare, objektivi ishte një avion furnizimi iranian, i vendosur në aeroportin e Mashhadit.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se infrastruktura e aeroportit nuk ka pësuar dëme serioze, ndërsa pista mbetet funksionale. Megjithatë, burime të tjera mediatike nga Irani flasin për një sulm në lindje të Mashhadit, pa sqaruar më tej pasojat.

IDF njoftoi se ky veprim është pjesë e një fushate më të gjerë për kontrollin e hapësirës ajrore iraniane.

“Forcat Ajrore janë të angazhuara për të siguruar epërsi ajrore në të gjithë territorin iranian,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb