Një stuhi e fortë ka goditur qytetin e Forlì-t në Italinë veriore, duke shkaktuar probleme të mëdha në aeroportin “Luigi Ridolfi”, ku erërat e fuqishme kanë rrëmbyer dhe përmbysur katër avionë të vegjël. Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë avionët që lëvizin në pistë nën forcën e erës, ndërsa disa prej tyre përmbysen. Sipas raportimeve, shpejtësia e erës pranë aeroportit arriti deri në 120 kilometra në orë.
Për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike, autoritetet vendosën të mbyllin përkohësisht aeroportin. Rajoni Emilia-Romagna bëri të ditur se aeroporti qëndroi i mbyllur për rreth një orë, derisa u kryen kontrollet e sigurisë dhe moti u përmirësua.
A storm knocked over four planes at Italy’s Forlì Airport
A powerful storm hit the airport. Three light aircraft were lifted off the runway and tossed around like toys. Another plane was blown off course while landing.
The airport was urgently closed for an hour until the storm… pic.twitter.com/3KoPdXrKYw
— NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2026
Stuhia ndikoi edhe në operacionet ajrore. Një avion raportohet se hasi vështirësi serioze gjatë uljes, ndërsa katër mjete të lehta pësuan dëmtime nga erërat e forta. Problemet nuk u kufizuan vetëm në aeroport. Shërbimet zjarrfikëse morën më shumë se 150 thirrje për ndërhyrje, kryesisht për pemë të rrëzuara dhe dëme të shkaktuara nga era. Vetëm në provincën Forlì-Cesena u regjistruan 73 ndërhyrje.
Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta prekën edhe provincat e Ravenës, Ferrarës, Bolonjës dhe Modenës, ndërsa moti i keq shkaktoi përmbytje, rrëzime pemësh dhe probleme në infrastrukturë në disa rajone të Italisë veriore dhe qendrore. Sipas mediave italiane, Lombardia, Piemonte, Liguria, Toskana, Veneto dhe Emilia-Romagna ishin ndër zonat më të prekura nga vala e motit ekstrem, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme brenda pak minutash.
