Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett tha se janë të shqetësuar nga qëllimi për heqjen e sanksioneve financiare ndaj Teheranit në negociatat që fuqitë ndërkombëtare zhvillojnë lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë pas takimit javor të kabinetit, Bennett vuri në dukje se së shpejti do të fillojnë negociatat ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Iranit. “Izraeli është shumë i shqetësuar nga qëllimi për heqjen e sanksioneve në këmbim të kontrolleve të kufizuara në fushën bërthamore dhe që miliarda dollarë të lejohen të shkojnë për Iranin. Ky është mesazhi që ne transmetojmë në çdo mënyrë kryesisht ndaj SHBA-së dhe vendeve të tjera që negociojnë me Iranin”, tha Bennett.

Duke ndarë informacionin se ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid do të përcjellë këtë mesazh në vizitat e tij këtë javë në Britani të Madhe dhe Francë, Bennett theksoi se ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz në vizitën që zhvilloi në Marok nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve dhe se është hapur rruga e bashkëpunimit në fushat e inteligjencës, industrisë së mbrojtjes dhe stërvitjes së përbashkët mes dy vendeve.

Ai rikujtoi se varianti i ri i COVID-19, “Omicron” është zbuluar tek një person dhe se pas kësaj është ndaluar udhëtimi në vend për të huajt, përveç situatave përjashtuese.

“Vendimi për të mbyllur kufijtë është marrë në mënyrë që masat brenda vendit të mbahen të lira, por që kjo nuk është e lehtë”, tha Bennett, i cili shtoi se po punojnë për mbështetje ndaj sektorëve të turizmit dhe aviacionit të cilët do të preken nga ndalimi i udhëtimeve për të huajt. Ai kërkoi nga të gjithë që të vaksinohen si dhe nga prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Kryeministri izraelit ka uruar edhe festën fetare hebreje Hanuka e cila do të fillojë këtë mbrëmje.

Izraeli, kundër variantit “Omicron” ndalimin hyrjen në vend për të huajt, përveç rasteve përjashtuese. Ndërsa njoftoi masat e reja të karantinës për ata që kthehen në Izrael nga jashtë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb