Një burim izraelit i tha Channel 12 se, ndërsa Izraeli zyrtarisht nuk beson se Hamasi do të dorëzojë armët, amerikanët shprehen se besojnë se kjo mund të ndodhë.
I dërguari amerikan Jared Kushner, gjatë takimit të sotëm në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, përsëriti frazën: “Nuk ka asgjë për t’u rindërtuar përpara se Rripi i Gazës të çmilitarizohet.
“Ne i treguam Kushnerit se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë proces real të çarmatimit të Hamasit. Gjithashtu i treguam informacione mbi financimet turke për Hamasin”, thekson burimi,
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Board of Peace dhe të dërguarin amerikan Jared Kushner, kryeministri Benjamin Netanyahu kërkoi që hapi i parë në kuadër të rindërtimit të Rripit të Gazës të jetë dorëzimi i armëve të Hamasit te komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF), gjenerali Jasper Jeffers, me qëllim shkatërrimin e tyre.
