Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar liderin suprem të Iranit se mund të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori irakian, Sadam Huseini.

Huseini u kap nga forcat amerikane teksa fshihej në një dhomë të ngushtë nën një fermë pranë qytetit të tij të lindjes, Tikrit, në vitin 2003.

Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me varje pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Lartë Irakiane.

Katz deklaroi se Khamenei duhet të “kujtojë se çfarë ndodhi me diktatorin në vendin fqinj me Iranin, i cili ndoqi të njëjtën rrugë kundër Izraelit”.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: