Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të intensifikojë sulmet kundër Hezbollahut, ndërsa ushtria izraelite njoftoi nisjen e një vale të re bombardimesh në territorin e Lebanon, raportoi BBC.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Luginën Bekaa, në lindje të Libanit, si dhe në zona të tjera të vendit.
Njoftimi erdhi pasi Netanyahu publikoi sot në mbrëmje një videomesazh, ku deklaroi se Izraeli “është në luftë me Hezbollahun” dhe se i kishte dhënë ushtrisë udhëzime për “t’i dhënë organizatës një goditje shkatërruese”.
Më herët gjatë këtij muaji, Libani dhe Izraeli ranë dakord për zgjatjen e një armëpushimi 45-ditor, megjithëse përplasjet sporadike kanë vazhduar.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet në Bejrut, se sulmet izraelite mund të zgjerohen edhe në kryeqytetin libanez.
Netanyahu deklaroi se ofensiva ushtarake izraelite kundër Hezbollahut “ka eliminuar mbi 600 terroristë”, duke shtuar se “ajo që kërkohet tani është shtimi i sulmeve dhe rritja e intensitetit të tyre”.
