Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar tensionet mes Izraelit dhe Iranit, duke vënë në dukje epërsinë ajrore të Izraelit.
Ai tha se Irani mbetet një kërcënim global për shkak të financimit të terrorizmit. Softa theksoi gjithashtu rolin e Donald Trump si një aktor i fortë politik që ndikon në zhvillimet ndërkombëtare. Sipas tij, mbështetja amerikane dhe teknologjia moderne i japin Izraelit një avantazh të qartë në përballjen me Teheranin.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa: Donald Trump paralajmëroi Iranin se mund t’i godiste dhe ndoshta Teherani ka vepruar, duke fshehur uranium. Trump është aktor shumë i mirë politik dhe si i tillë luan shumë për të arritur qëllimet. Irani mbetet i rrezikshëm. Teherani është një vend që ka financuar shumë terrorizmin në botë. Izraeli është superior në luftën ajrore me Iranin. Irani ka forcë ushtarake, por nuk ka dominancën, për shkak se Izraeli ka mbështetjen amerikane, por edhe teknologjinë e zhvilluar.
(Balkanweb)
