Samsung ka pak ditë që ka prezantuar dy smartfonët e saj Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5, dhe kompania është gati të bëjë gjithçka në mënyrë që këto dy pajisje të reja të shiten. Për këtë Samsung i duhet të godasë rivalin e saj më të madh “Apple iPhone”.

Ndaj Samsung ka vendosur t’u ofrojë përdoruesve të një iPhone, testim falas të një smartfoni të linjës Galaxy për 30 ditë kundrejt 1 dollari. Përdoruesit e një iPhone sipas dëshirës mund të zgjedhin të testojnë një Galaxy S6 Edge, S6 Edge+ ose Galaxy Note 5. Këta smartfonë do të ofrohen të shoqëruar nga një kartë SIM e aktivizuar, shkruan “Portalb”.

Por kini kujdes! Çdokush që nuk kthen smartfonin Samsung brenda afatit 30 ditor, do të detyrohet të paguajë çmimin e plotë të tij. Kjo nuk është hera e parë që Samsung vendos të ndjekë një strategji të tillë interesante në momentin e debutimit të produkteve të reja në treg.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: