I pasionuar pas natyrës dhe aventurës, Alnderim Çelohoxhaj prej vitesh është një guidë turistike dhe ekspert në turizëm. I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ai sugjeroi destinacionet më të bukura për t’u vizituar në vjeshtë, për të gjithë ata që fundjavat nuk i kuptojnë dot duke qëndruar në shtëpi. Në këtë intervistë ai nuk la pa përmendur dhe problematikat për mënyrën sesi po zhvillohet turizmi në vendin tonë.
“Në Shqipëri kemi çdo gjë për të kaluar një fundjavë me familjen apo miqtë në stinën e vjeshtës. Do sugjeroja Valbonën, Përmetin, Voskopojën, Lëpushën që është shumë e bukur në këtë periudhë.

Por duhet të kemi kujdes me reklamimin që i bëjmë Shqipërisë pasi ne s’jemi gati akoma si vend për të patur turizëm masiv, jemi një vend i vogël dhe kjo verë tregoi që shërbimi kishte akoma probleme në restorante, stafe të pakualifikuara, hotele të tejmbushura me turistë”- tha Çelohoxhaj për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb