Shoqata Afrikane e Futbollit (CAF)  ka zgjedhur futbollistët më të mirët për vitin 2018.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti afrikan më i mirë i vitit.

Egjiptiani ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarit te Liverpui, Sadio Mane dhe yllit të Arsenalit, Aubameyang. Salah shkëlqeu me ekipin e Liverpulit,  finaliste në Ligën e Kampionëve edivionin e kaluar dhe me paraqitjen me Kombëtaren egjiptiane në Kupën e Botës në Rusi.

Lojtari i Ri më i Mirë u shpall Ashraf Hakimi, për momentin i huazuar nga Reali i Madridit, në Gjermani tek Borusia e Dortmundit, dhe ishte pjesë e Marokut në Botëror.

Trajneri Herve Renard u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa formacioni i vitit ishte i mbushur me ye si Kulibali i Napolit, Keita e Mane nga Liverpuli, Obamejang, Mahrez si dhe më i miri, Salah.

1546980672449 C5dbeeb565d6d236488a4b58f9fb5e936a47

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: