I përket vitit 1700 dhe quhet Kisha e ‘Shën Thanasit’, ndodhet në Karavasta. Prezantimin e bën deputeti socialist Erion Brace që e cilëson si një ndër mrekulli këtë ikonë fetare të Divjakës.
Së fundmi kjo Kishë po pastrohet nga pluhuri dhe pikturat po dalin në dritë në sajë të punës së profesorit Mustafa Arapo, shprehet Brace.

“Ja mrekullia!!
Kjo eshte kisha e kuqe e “Shen thanasit” ne Karavasta te Bashkise Divjake!!

Ardhur keshtu prej viteve 1700.

Profesor Mustafa Arapi po e zbulon cdo dite me nje pune te imet e te jashtezakonshme.

Eshte nje prej thesareve me te cmuara te ketij vendi,
monument kulture e besimi.

Ne Divjake do jete nje prej pikave me te rendesishme te referimit,
per besimtaret shqiptare dhe jo vetem, per vizitoret qe duan te njohin njerin prej besimeve dhe kulturen tone, pse jo.

Une nuk do rresht se promovuari kete “shtepi” mrekulli;
cdo jave shoh si del ne drite dhe eshte mahnitese.

Ne fund,
do ta falenderoj cdo here Mirelen, ministren tone te Kultures qe e beri te mundur gjithe kete.

ShijojenI!
Prej Krishtlindjeve ju presim.”, shkruan Brace lidhur me kete moument fetar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb