WhatsApp nuk do të jetë i aksesueshëm për personat nën moshën 16 vjeç, në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan Daily Telegraph.

Aktualisht përdoruesit duhet të jenë të paktën në moshën 13 vjeç, por drejtuesit janë duke ndryshuar rregullat pak para prezantimit të rregullores së re të BE-së për privatësinë.

Aplikacioni që udhëhiqet nga Facebook do të kërkojë nga përdoruesit për të konfirmuar moshën kur të dërgohen mesazhe të reja në javët në vijim.

Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.

Rregullorja e përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: