Adelina Thaçi rezultoi pozitive me COVID-19 në fillim të korrikut, por duket se këngëtarja e ka mposhtur virusin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se tashmë ka nisur dhe pushimet me familjen e saj. “Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan ajo, duke lënë të nënkuptohet se e ka fituar betejën me virusi.

Më 8 korrik, këngëtarja zbuloi se ishte infektuar nga virusi, dhe kishte simptoma si lodhje, dhimbje të syve, dhimbje koke dhe qafe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb