Shqipëria do të luajë të dielën kundër Kazakistanin në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të sfidës e vlefshme për Ligën e Kombeve trajneri i Shqipërisë, Edi Reja deklaroi se skuadra shqipatre i ka të gjitha mundësitë për të dalë e para në grupin C4 të Ligës së Kombeve, por ai kërkoi nga lojtarët që të jetë më konkrete sidomos para porte.

“Në këto dy ndjeshje që kemi goli duhet bërë dëshira jonë është të fitojmë ndeshjet të arrijmë mundësisht vendin e parë, i kemi mundësitë dhe është qartë se për ta bërë duhet të konkretizosh, duhet të jesh shumë korrekt, mbi të gjitha para porte.”- tha ai

Kurse kapiteni në sfiden kundër Kazakistanit, Etrit Berisha thotë se ndeshja është e rëndësishme, por skuadra nuk ka presion.

Edi Reja foli edhe për vazhdimësinë e tij si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Ai tha se FSHF ka një kontratë, dhe me presidentin Duka ka rënë dakort për një program prej 2 e më shumë vitesh. Sipas tij e ardhmja e trajnerëve varet nga rezultatet, por vullneti është për të vazhduar.

“Vullneti im me grupin tim është që të vazhdojmë. E kam thënë dhe herë të tjera, ne kemi qenë të bllokuar nga koronavirusi sepse donim të bënim disa gjëra si përsa i përket pjesës teknike, ashtu dhe në aspektin fizik dhe mjekesisë sportive.

Po punojmë për një diskutim të ardhshem, por nëse një trajner nuk arrin rezultate atëherë është qartë se jam në vështirësi. Pastaj kotratat vlejnë deri në një farë pike. Nuk është hera e parë që jam larguar nga një skuadër, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, jam i lidhur me kontratën por jo me karrigen, por në këtë rast më pëlqen ky projekt për të vazhduar këtë lloj marrëdhënie, urojmë që rezultatet të na japim konfort për të vazhduar”, tha Reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb