Ish-deputeti i PD-së, Luan Baci ka akuzar qeverinë Rama, përmes një video të denoncuar në facebook,  për kaos në sistemin shëndetësor.

Baci ka publikuar videon e një pacienti me bypass, i cili thotë se mban radhën prej orës 4:00 të mëngjesit për analizat mjekësore.

Postimi i plotë:

Kaos dhe papergjegjshmeri ne çdo institucion, qytetare qe nuk narrin sherbimim qe u takon
Me dite te tera zene radhen, qe ne oren 4 te mengjezit, per te bere analizat dhe nuk arrijne te mbarojne pune.

Askush nuk u jep pergjigje.
Askush nuk interesohet
Intersa abuzive te drejtuesve.
Korrupsioni dhe hajduteria e tyre nuk kane fund.
Pandemia Covid, jashte kontrollit.

Kaos dhe papergjegjshmeri, shteti ka falimentuar.

Lexoni sms dhe ndiqni videon e qytetareve!

Pershendetje Z. Luan,
Ne lidhje me ankesen time ju pershkruaj:
Si gjithe qytetaret e tjere qe percaktohen nga mjeku familjar per ekzaminime mjeksore apo analiza dhe un jam percaktuar si pasoje e bypassit qe kam bere per analiza te pergjithshme ne dat 6.11 per te cilat e treta here qe shkoj dhe nuk po mi bejne me pretendimin qe eshte prish laboratori dhe nuk ka radhe.Ata qytetar qe i bejne shkojne qe ne 4 te mengjesit per te zene radhe per arsye se nuk zbatohet data e percaktuar e tyre nga mjeku familjar.Arsyet se cfare perfitimesh personale ata kerkojne mund ti zbuloni ju bashke me mediat.
Pres pergjigje nga ju dhe kerkoj ndihmen tuaj.
Poliklinika hap dyert ne 6 te mengjesit.
I kemi shkuar drejtoreshes se pergjithshme per tu ankuar por drejtoresha nuk paraqitej dhe nuk lajmerohej nga sekretarja e saj.Eshte e pamundur qe une te vij nga Verria qe ne oren 5 per te marr ne numer.
Me respekt Kostandin Bualli
Verri-Fier

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb