Një e moshuar ka përcjellë një apel prekës gjatë pjesëmarrjes në votimet për kreun e Partisë Demokratike, teksa tregoi se po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Mes emocionesh, ajo deklaroi se vuan nga kanceri, ndërsa tha se megjithatë kishte zgjedhur të dilte për të votuar.

Në fund të mesazhit të saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime dhe të mos qëndrojnë indiferentë.

“Po do votojmë se duhet të përmbysim patjetër këta, se na u bënë fëmija drogmenë, pa punë, njëra-tjetrën dhe po vuajmë sa s’ka ku të vejë. Ja, jam operuar dhe nuk ma hiqnin dot tubin ngaqë nuk dinë si ta heqin e si ta vënë. Edhe pres që të vdes.
Jam me kancer në zorrë të trashë, edhe në mushkëri, edhe në mëlçi. Amanet!

O popull, o popull! Vini mend në kokë, o popull! Se Shqipëria po mbaron, po mbaron! Shikoni një nënë që qan! Shikoni një nënë që nuk kurohet dot! Shikoni një nënë që vjen me bastun edhe e bën këtë gjënë që s’e kam bërë asnjë çerek ore, vetëm e vetëm për ta përmbysur këtë qeveri. Ju lutem, ju lutem, ju lutem! Vini dorën në zemër! Dilni, o dilni! Dilni, mos kini frikë!

E vlerësoj, e vlerësoj, se po mos jetë Berisha, ky popull mbaron. Ai është idhull për mua. Unë jam demokrate e ‘90-ës edhe nuk kam hequr dorë. Gjithmonë nëpër komisione kam qenë, po vetëm këtë radhë të fundit nuk isha, se isha në gjendje shumë të rëndë. Edhe kështu, o Zot!”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb