Aktori i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, ka bërë një thirrje të fortë nga protesta para Kryeministrisë, ndërsa pohoi se Rama duhet nxjerrë nga ajo godinë.

“Ma keni bërë borxh me këto duartrokitje. Miq dhe shokë, këtu është një bashkësi me njerëz që nuk janë as majtas, as djathtas, por njerëz që duan atdheun dhe duan t’i shkulin dhëmbët këtij plehre që është këtu, që shet atdheun pjesë-pjesë. Nuk kemi kohë më për fjalë. Nuk kemi kohë më! Jo! Tani do bëjmë atë që duhet bërë, nëse ai nuk del. Duhet ta nxjerrim! Një palo burrë. Ose kam një variant tjetër, sikur ne ta marrim me këmbë dhe vallë se çfarë kohe i binte defit. Ta marrim opa dhe ta hedhim në Lanë! E qëllojmë me domate bam e bam. Ai që do të vijë më vonë si kryeministër do të thotë: Atë e hodhën në Lanë, por mua si dihet çfarë më bëjnë. Ne jemi trima kur kemi mendje.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: