Kandidatja e PS-së për Tiranën, Dallëndyshe Bici, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se është mësuar me beteja.

Bici thekson se PS do të fitojë mandatin e tretë, duke shtuar se ajo dhe stafi i saj është e përkushtuar ndaj punës.

“Ishte një kërkesë e PS-së për të qenë pjesë e kësaj liste kaq përfshirëse. Jam me shumë energji. Kjo sfidë është më e rëndësishmja. PS do të fitojë mandatin e tretë. Është edhe sfidë personale, çdo ditë e punës sime ka qenë sfiduese. Kandidaturën time e shikoj si vlerësim për veten time, për të ecur në fushe tjetër. Jam mësuar me beteja dhe kjo është betejë tjetër, që duhet fituar. Ne në PS nuk jemi në garë në luftë, numrin 12 që ne përfaqësojmë. Nëse PS fiton, fitojmë mbi tërmetin, do çojmë përpara projektet e Partisë Socialiste. Me Elisën kemi bërë edhe takime të përbashkëta, kemi takuar të rinj e të reja bashkë dhe veçmas”, tha Bici.

Dallëndyshe Bici vlerësoi se PS ka investuar gjatë kohës që në krye të Bashkisë Kamëz drejtonte Rakip Suli dhe se do të vazhdohet të bëhet akoma më shumë punë.

“Po punojmë çdo orë dhe minutë, sepse ka edhe pak kohë që të ketë votime. Populli shqiptar është i mençur dhe për të bërë më mirë, duhet të votojë PS-në. Kamza dhe Paskuqani është njësoj si çdo cep i Tiranës, edhe aty ka të mira, sikundër edhe halle. Rakip Suli u bë kryebashkiak dhe ndryshoi shumë gjëra në Kamëz. Në Kamëz kishte investime, në ujësjellës, urën e Paskuqanit etj. Duhet të më votojnë, për shkak të përkushtimit ndaj njerëzve që janë më të dobët. Dua të jem krah i qytetarëve në zgjedhje. Shqipëria ka ndryshuar totalisht, qytetet janë më mirë sot se para disa vitesh.

Për ne e rëndësishme është fitorja e PS-së. Ne kemi arritur suksese, sikundër kemi bërë edhe gabime. Elektorati gri e ka parë ndryshimin që ka bërë qeveria dhe ata tashmë besoj se do të votojnë për PS-në. Këtë e kemi nga takime që kemi me qytetarë, të cilët janë të bindur të votojnë për Partinë Socialiste”, u shpreh Suli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb