Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin të “TëPaekspozuarit” në News 24  foli për librin ““Nocturn”,  ndërsa shpjegoi edhe domethënien e termit, që sipas tij,  vjen nga latinishtja dhe që në thelb do të thotë “reflektim në kohën e mbrëmjes për ngjarjet e ditës”.

Ai tha se ky libër filloi të shkruhej prej tij para gjashtë vitesh, kohë kur ai la postin e presidentit. Gjithashtu ish-presidenti tha se e beson, por jo në formë autentike se mbiemri i tij vjen nga fisi i Topiajve.

Pjesë nga biseda:

Pse pikërisht tani ky libër?

Topi: Së pari libri ka marrë jetë rreth një vit më parë. Pra ky shkrim është i pakushtëzuar nga ngjarjet e ditës dhe filloi të shkruhet para 6 vitesh kur dola nga presidenca.Koha në vazhdim pastaj errëson arsyen dhe aktualitetin në komunikim me publikun.  Gjithmonë është thënë se Tirana nuk ka një histori për të kaluarën.

Ju thoni se jeni pasuesi i fisit të Topiajve?

Topi: Është një hipotezë, por kjo vjen edhe mbi bazën e të dhënave dhe transmetimit të informacioneve breza pas brezave.  Ka ndodhur një lloj konvertimi. Sikurse ka ndodhur me mjaft shqiptarë, që janë konvertuar nga katolikë në fenë islame. Nuk ka një fis të dytë. Nuk mund të them se jam autentik, por as se e kam me prova konkrete. Është një hipotezë e besueshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: