Një 26-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kontrolluar.

Burimet bëjnë me dije se të riut në çantën e dorës i janë gjetur sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Njoftimi i plote

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: