Shefi mercenar rus i Wagner, Yevgeny Prigozhin u ankua të mërkurën se luftëtarët e tij ende nuk po merrnin municione të mjaftueshme nga ministria e mbrojtjes për të mbështetur trupat e tij.

Në një deklaratë audio, ai tha se ministria e mbrojtjes, e cila ka premtuar se do të sigurojë që të gjitha njësitë luftarake të kenë burimet që u nevojiten, kishte mbajtur takime të gjata për çështjen e armatimeve, por se nuk kishte asnjë përparim.

“Ne nuk po marrim armatime të mjaftueshme, po marrim vetëm 10%,” tha Prigozhin.

Prigozhin tha se udhëheqja ruse i kishte kërkuar ministrisë së mbrojtjes të kontrollonte statusin e kërkesës së Wagner-it, por sipas tij procesi mbetet i ngadaltë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb