TIRANE – Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u komentua gjatë ndarja e saj me bashkëshortin Adis, me të cilin kanë edhe një djalë që quhet Troi.
-640-0-5b102f418f1e1
Për herë të parë modelja e pranoi ndarjen në një intervistë televizive, ku tregoi se ajo dhe ish bashkëshorti ishin ndarë sepse ishin shumë të rinj dhe ardhja e Troit në jetën e tyre ishte shumë herët.

Madje në një intervistë tjetër ajo foli dhe për marrëdhënien shumë të mirë që kanë pas ndarjes, duke treguar se e respektojnë njëri-tjetrin për aq sa i takon.
“Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej.
-640-0-5b102f6a19641
Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati mos t’i mungojë as unë prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon,”-përfundon Adrola.

Mirëpo ditën e sotme ajo është kapur mat së bashku me ish-bashkëshortin në kryeqytet. Nga fotoja që është siguruar nga ‘Intv.al’ Adrola dhe Adisi shihen shumë pranë njëri-tjetrit duke u futur në një restorant. Nuk dihet nëse çifti është rikthyer sërish bashkë, por ajo që kuptohet që ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: