Japonia do të miratojë aplikimin tek të gjithë personat 12 vjeç e lart vaksinën e zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga prodhuesi farmaceutik amerikan Moderna.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK të cilin e bazon në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se do të zgjerohet mosha e përfshirjes në vaksinë e cila në të gjithë vendin aplikohet tek personat 18 vjeç e lart.

Të dhënat e fundit që i janë përcjellë ministrisë nëpërmjet kanalit Takeda, gjigandit farmaceutik japonez që është edhe partneri lokal i Moderna, pritet që të miratohen nga komiteti i ekspertëve.

Pas miratimit të vaksinës Moderna e njëjta do të mund të aplikohet tek të gjithë personat 12 vjeç e lart në të gjithë Japoninë.

Miratimi për prodhuesin amerikan Pfizer për aplikimin e vaksinës kundër COVID-19 tek personat 12 vjeç e lart u dha në muajin maj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb