TIRANË- Ndërsa jashtë parlamentit janë mbledhur qindra qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, brenda vijon seanca plenare.

Ajo që ka marrë fjalën në seancë është ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, duke bërë mbrojtjen e projektligjit që pritet të miratojë sot maxhoranca parlamentare. Ndër të tjera në arsyet që përmendi për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe projekti i ri, Kumbaro tha se ato 2-3 ndërtesa janë të ezauruara dhe duhen shembur.

“Teatër të ri duhet të ketë. Ato 2-3 ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur”, theksoi ministrja e Kulturës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: