Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, mbetet një vitrinë për futbollin shqiptar, pa diskutim sfida me më e rëndësishme, në të njëjtën kohë një ndeshje që mund të ndryshoj jo pak fatet e sezonit.

Partizani sheh shpëtimin pikërisht nga sfida ndaj rivalëve të përjetshëm, një fitore e mundshme ndaj bardhebluve mund të shuajë të gjithë gabimet e bëra deri më tani, mund t’i japë sezonit të Partizanit një kthesë të fortë.

Në të njëjtën kohë, një tjetër hap fals do të ishte fatal për të kuqtë. 7 pikë diference në 5 javë janë shumë,  personazhe të famshëm nga familja e kuqe, si ish-sulmuesi Edmond Dosti, i bëjnë thirrje drejtuesve të klubit të ndryshojë në këtë pikë për të mirë të klubit, por Ilir Daja vjen në këtë derbi të parë sezonal me shifrat në favor, në katër ndeshjet e fundit, nuk ka humbur asnjë dhe ka fituar dy.

Në shtëpinë e bardhebluve diskutimi është ndryshe, vijnë në derbi me një moral të lartë pas fitores kundër Teutës dhe me 7 pikë diferencë, kjo është pikërisht ndeshja që Tirana duhet të fitojë për të larguar nga gara një rival direkt dhe për t’i lëshuar një mesazh të qartë kujtdo që synon titullin këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb