Kjo do të jetë java e fundit pa futboll. Liga Profesioniste ka paralajmëruar një mbledhje të hënën, e cila do të vlejë vetëm për të formalizuar fundin e bojkotit. Rezistenca ka rënë, pas takimit të së enjtes në ministrinë e financave, mes drejtuesëve të Ligës dhe përfaqësuesëve të qeverisë ku sigurisht nuk ka patur një akord final, por akujt janë shkrirë me palët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të kënaqëshme për të gjithë. Kjo konfrimohet edhe nga deklaratat pas mbledhjes së deputetit Fidel Ylli dhe presidentit të Ligës, Edvin Libohova.

1. Futbolli Kthehet Ne Fushe Ekskluzive, Mbledhje Urgjente E Liges, Superliga Nis Javen Tjeter
1. Futbolli Kthehet Ne Fushe Ekskluzive, Mbledhje Urgjente E Liges, Superliga Nis Javen Tjeter

“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria. Pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar. Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave. Megjithatë, ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka acaruar situatën deri në këtë gjendje. Tani është zbutur.Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje“, ka thwnw deputeti Ylli.

2. Liga Premton Protesta Mbahet Mbledhja E Radhes, Vendoset Per Te Ardhmen
2. Liga Premton Protesta Mbahet Mbledhja E Radhes, Vendoset Per Te Ardhmen

“E rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë kërkesat tona. Sigurisht unë e kam thënë edhe në intervistat e tjera që e ndajmë problemin në dy pjesë: Nga 4 kërkesat që ne kemi, sepse futbolli dhe sport mund të kenë edhe 44 kërkesa të tjera, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme e të kalueshme. Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit. Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, ai aktuali ne e dimë që nuk funksionon. Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje.Këtë nuk mund ta them dot sot sepse jemi në diskutime. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet. Kështu që do të vazhdojnë takimet deri sa të gjejmë një gjuhë të përbashkët, me shpresën që do e gjejmë”, ishin fjalwt e Libohovws. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, por “Balkanweb” mëson se të dyja palët kanë vendosur të bëjnë lëshime në tre nga katër kërkesat e paraqitura nga Liga e Futbollit. Por palët mbeten të ngurta sa i përket Ligjit të Sponsorizmeve. Kjo ishte një nga pikat kryesore sa i përket pretendimeve të Ligës, por që qeveria nuk ka ndërmend ta ndryshojë, të paktën në një të ardhme të afërt.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb