Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka vlerësuar maksimalisht grumbullimin e djeshëm në protestën para Kryeministrisë, duke theksuar se i ka çuar një mesazh Edi Ramës për t’u larguar.

Ai gjithashtu theksoi se tubimi paqësor e fisnik ishte edhe një mesazh për qytetarët që nuk ndodheshin aty dhe të gjithë shqiptarët që qeveria i ka lënë në pikë të hallit duke mos i kthyer kurrë sytë nga hallet e tyre.

“U larguan pasi i dhanë një mesazh të një force të jashtëzakonshme Edi Ramës,: “Dorëhiqu, largohu nga pushteti”. Je djegës i papërmbajtur, je kapur në flagrancë duke vjedhur me firmën tënde. Ke firmosur negociatën e mbyllur për djegësat.

Afera e djegësve që çdo ditë që kalon bëhet edhe më e turpshme. Organizata e tyre ka në krye Edi Ramën , por ka lejtantë, Agaçin, Veliajn, Ahmetajn dhe Agaçin e Kokën. Zotot, Gugalla dhe Mërtiri janë thjeshtë ushtarët e tyre. Apo kjo tjetra janë viktima të qeverisë. Flagranca me djegësat është shkaku më madhor. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi misionarëve ka fuqi nukleare. Dhe mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo eremi në procese të tilla, jo misionar bëhet çdo njeri në thirrje të caktuara. Sikundër hero bëhet çdo njeri në thirrjen e guximit të tij. Ishte një thirrje e brendshme, e vendit që grumbullojë atë masë njerëzish. Kështu që Edi Rama të krahasojë atë shesh me një udhëtim në Panaja ku çeli një rrugë, të financuar të tërën nga qeveria e mëparshme pas 8-9 vitesh. Së dyti misionarët e datës 7 korrik dërguan mesazhin më vëllazëror, më paqësor, shumicës së harruar shqiptare, apo shumicës së heshtur, që shpërfillet në çdo gjë nga kjo qeveri. Që merr çdo vendim pa i interesuar nëse ata marrin frymë. Nuk kam parë mesazh më njerëzor, më fisnik, më paqësor se mesazhi që ai tubim misionarësh i dërgoi qytetarëve”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb