Tanner Horner, 34-vjeç shoferi i FedEx i shpallur fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e 7-vjeçares Athena Strand në Teksas , është dënuar me vdekje.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në nëntor 2022 në Paradise, Teksas, një rast që tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Horner, ndërsa po shpërndante pako, iu afrua shtëpisë së vogëlushes Athena duke mbajtur një kuti me kukulla Barbie, të cilat ishin menduar si dhuratë për Krishtlindje.

Sipas autoriteteve, ai mori vajzën, e futi në kamionin FedEx dhe e mbyti pak kohë më vonë, duke e braktisur trupin e saj në një përrua rreth 14 kilometra larg shtëpisë së saj.

Në audion e paraqitur në gjykatë, dëgjohet Athena duke pyetur:

  • «A është kjo shtëpia jote?»
    Horner përgjigjet, «Jo, unë nuk jetoj këtu përreth.»
  • Pak më vonë, 7-vjeçarja e pyet: “Ku po shkojmë? Çfarë po bën?”
  • Dhe ai përgjigjet: “Do të rrimë pak bashkë.”

Në një nga momentet më tronditëse të kolonës zanore, Athena e pyet atë duke qarë me dënesë: “Je rrëmbyes? Pse po ma bën këtë?”

Horner përgjigjet: “Sepse je e bukur. E di këtë?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb